Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti | Foto: Komuna e Prishtinës

Shpend Ahmeti Emëron Drejtorët

 

Në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës janë publikuar vendimet e fundit të Kryetarit Shpend Ahmeti lidhur me emërimet e drejtorëve të ri të Komunës së Prishtinës.

Drejtorinë e Administratës do ta drejtoj edhe këtë mandat Muhedin Nushi, ndërsa ri konfirmohet Arben Vitia si drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë.

Nora Kelmendi është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Kadastrit, ndërsa Genc Bashota është emëruar drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm. Drejtor i ri i Urbanizimit do të jetë Ardian Olluri i cili do e zëvendësoj Liburn Aliun.Ndërkaq, Diellza Kelmendi është emëruar Shefe e Kabinetit të Kryetarit Ahmeti.

Drejtoritë e tjera të komunës ende nuk janë përcaktuar.