Shkon në 7 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë

Një person tjetër ka vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus në Kosovë.

Klinika Infektive ka njoftuar se viktima është Z.I. 72 vjeçar.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19”, ka njoftuar klinika.

Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.3.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Deri më sot janë regjistruar 224 të infektuar, prej tyre 7 kanë vdekur dhe 37 janë shëruar.