Shkon në 5 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë

Në orët e vona të mbrëmjes është shënuar edhe viktima e pestë e COVID-19 në Kosovë.

KALLXO.com mëson se viktima e pestë e COVID-19 është nga Prishtina.

Gjatë ditës së sotme është pranuar në Klinikën Infektive dhe ka pasur një numër të madh sëmundjesh shoqëruese.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se pacienti vuante nga infiltrimi pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumori i gjëndrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet.

Viktima ka vdekur gjatë orëve të mbrëmjes në Klinikën Infektive.

KALLXO.com merr vesh se viktima është një burrë i moshës 56-vjeçare (1964).

Ndërsa numri i të shëruarve nga virusi COVID-19 është gjithsej 30, 6 prej të cilëve janë shëruar sot.