Shkolla “28 Nëntori” në Raushiq të Pejës përfiton 13 mijë euro

Një shkollë nga Komuna e Pejës ka përfituar grante shkollore në vlerë prej 13 mijë euro.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Besim Avdimetaj.

Avdimetaj sot në Këshillin e Drejtorëve tregoi se  ky përfitim është arritur pas pjesëmarrjes në Konkursin e Bankës Botërore për Grante Shkollore.

“Avdimetaj ka shtuar se nga pjesëmarrja ne Konkursin e Bankës Botërore për Grante Shkollore,  ka përfituar Shkolla e Mesme e Ulët “28 Nëntori” në Raushiq në vlerën e rreth 13 mijë eurove” thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës.