Screenshot: Shkelzen Jetishi/Youtube

Shkelzen Jetishi paralajmëron një këngë kushtuar mantelbardhëve 

Këngëtari kosovar, Shkelzen Jetishi- Xeni, ka paralajmëruar publikimin e një kënge kushtuar mantebardhëve.  

Ka qenë vetë këngëtari Jetishi i cili përmes kanalit të tij zyrtar në youtube e ka bërë publike krijimin e këngës, “Infermiere sime”, për të falënderuar mantelbardhët për kontributin që po japin në luftë kundër COVID-19. 

“Të gjithë jemi duke u përballur me këtë situatë unike, ka thënë këngëtari Jetishi, por, ju mantelbardhët po bënë gjithçka për të mbrojtur jetë, për të shpëtuar njerëz”, thotë Xeni në videon promovuese të këngës.  

Unë si këngëtar kam vendosë të bëj një këngë. Atë këngë ia kushtova infermieres sime. Shpresoj se ky kontribut imi sado modest të jetë një motivim dhe falënderim për gjithë punë që kenë bërë”, ka thënë Xeni, në kanalin e tij ne Youtube.  

Teksti i këngës është shkruar nga Sadik Llapashtica, ndërsa është kompozuar nga Florent Boshnjaku. 

Kënga sipas Xenit publikohet së shpejti në kanalin zyrtar të këngëtarit.