Shërohen edhe 138 pacientë nga COVID-19 në Kosovë

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), Naser Ramadani,  përmes një konference për media të mbajtur në qytetin e Mitrovicës ka komunikuar rastet e reja me COVID-19.

Sipas Ramadanit, gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 138 pacientë nga COVID-19, duke e rritur në total nurmin e të shëruarve në 4,276, ndërsa numri i vdekjeve është 196.

Ndërsa nga 24 orët e fundit nga 449 mostra të marra, 194 prej tye kanë rezultuar pozitiv me COVID -19, duke e rritur numrin në total të infektuarve  në 7,846.