Shërbimi Korrektues pranon 3 automjete transportuese nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve

Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën amerikane në Prishtinë, në veçanti nga Programin ICITAP&INL, ka pranuar donacionin e radhës nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

“SHKK gjatë këtij muaji nga INL ka pranuar donacion në vlerë prej 172.000 $, në të cilin përfshihen tri automjete transportuese, të cilat do të përdoren nga Njësia për Përcjelljen e të Burgosurve, 700 batanije, 200  llamba ndriçuese “Flash Lights”, si dhe set pajisjesh mbrojtëse për intervenime të shpejta kundër trazirave”, thuhet në njoftim për media.

Sipas njoftimit, dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në transportimin e të burgosurve, sigurisë brenda institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe ambientit brenda SHKK-së.

“ICITAP&INL me donacionet e saj po vazhdon ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vetë qëndrueshëm”, thuhet tutje aty.