SHBA: Gjykata e Lartë do të vendosë nëse ish presidenti Trump ka imunitet nga ndjekja penale federale

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të shqyrtuar nëse ish-presidenti Donald Trump duhet të jetë i imunizuar nga ndjekja penale në çështjen e tij federale të ndërhyrjes në zgjedhjet e vitit 2020, mund ta gjykimin kundër tij afër ditës së zgjedhjeve – ose edhe përtej këtij viti.

Njoftimi i të mërkurës ishte një fitore për përpjekjet e Trump për ta vonuar çështjen penale që e akuzon atë për komplot për t’i përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, duke vendosur argumente për fundin e prillit. 

Gjykata e Lartë do të vendosë një çështje të paprovuar ligjërisht: nëse ish-presidentët janë të imunizuar nga ndjekja penale për aktet zyrtare që i kryejnë derisa janë në detyrën e Presidentit.

Ky vendim sjell pasiguri të menjëhershme në kalendarin ligjor dhe politik gjatë disa muajve të ardhshëm. 

Kjo mund të nënkuptojë se zgjedhjet këtë vjeshtë mund të ndodhin pa i kërkuar ndonjëherë një jurie të vendosë nëse Trump është penalisht përgjegjës për përpjekjet për t’i zhbërë zgjedhjet të cilat ai i humbi në javët para trazirave të dhunshme të 6 janarit 2021 në Kapitol Hill të SHBA .

Nga katër çështjet penale me të cilat përballet Trump, e vetmja me një datë gjyqi që duket e gatshme të mbajë është prokuroria e shtetit të Nju Jorkut që e akuzon atë për falsifikimin e të dhënave të biznesit në lidhje me pagesat e parave në këmbim të heshtjes për një yll aktore filmash porn, e  planifikuar të fillojë në fund të marsit të vitit 2024./Associated Press 

Përgatiti: Nuhi Shala