Sërish zjarr në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas njoftimit të IML-së, në njërën nga korridoret e daljes emergjente është lokalizuar  zjarri nga stafi kujdestar në IML dhe i njëjti është shuar nga zjarrfikesit.

Sipas tyre, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe ekspertët e zjarrit dhe elektroteknikës.

“Sipas vlerësimeve preliminare shkaku i zjarrit ka qenë defekti elektrik në njërën nga pajisjet elektrike në korridor, mirëpo mendimi përfundimtar do të jepet pas ekspertizës finale e cila do t’i dorëzohet Prokurorisë”- thuhet në njoftim.

Sipas IML-së, dëmi material është i vogël.

“Me këtë rast, njoftojmë opinionin publik se IML pritet t’i nënshtrohet procesit të renovimit i cili projekt ka kosto rreth 900,000 euro dhe do të fillojë sapo të përfundojnë procedurat e prokurimit, të cilat gjenden në fazen e ofertimit të operatorëve ekonomik e që parashihet të përmbyllet me 2 korrik”

“Renovimi do të përfshijë instalimin e sistemit kundër zjarrit, zëvendësimin dhe riparimin e instalimit elektrik, ventilimin dhe klimatizimin e ri, si dhe ridizajnimin e hapësirave të punës”- thuhet tutje në njoftim.

Ky është incidenti i tretë me zjarr në këtë ky objekt.

Zjarri që kaploi ndërtesën e këtij Instituti më 21.11.2023  përfshiu disa zyra në katin e dytë të ndërtesës, si dhe pjesën e çatisë mbi të. Një tjetër zjarr në IML kishte shpërthyer edhe më 25.03.2023