Sërish protestohet kundër degradimit të lumit Lepenc

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Biti e Poshtme të Shtërpcës, rreth 15 qytetarë të nacionalitetit shqiptar dhe serb kanë protestuar kundër degradimit të lumit Lepenc.

Rreth orës 10:40 protesta ka përfunduar dhe nuk ka pasur asnjë incident.

KALLXO.com ka raportuar se me 3 dhjetor të këtij viti banorët e fshatit Biti e Poshtme, katër ditë kishin mbetur pa ujë të pijës, që sipas tyre për shkak që kompania që po kryen punimet, ka dëmtuar rrjedhën ujore të lumit.

Bitia e Poshtme katër ditë pa ujë, banorët bartin ujë nga kroi

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

.