Serbia në ditë të rënda nga COVID-19,

Në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur 5 persona të prekur nga COVId-19, ndërsa që nga koha kur është shfaqur pandemia në Serbi kanë vdekur 122 persona.

Ndërsa vazhdon të ketë rritje të rasteve të reja, kështu në 24 orët e fundit janë paraqitu 324 raste të reja me COVId-19, ndërsa numri i përgjithshëm shkon në 6,318 raste.

Në trajtim me respiratorë janë 120 pacientë, ndërsa nga pandemia COVID-19 janë shëruar në total 753 persona.

Serbia ka 616 punonjës shëndetësorë të prekur nga COVId-19.

Serbia ka hyrë në javën e shtatë që kur është shfaqur pandemia CoVid-19 në këtë shtet.

Në Serbi është në fuqi vendimi për orën policore më të gjatë deri më sot, duke filluar që nga e premtja në orën 17:00 e deri të martën në 0ra 5:00 të mëngjesit ndalohet lëvizja.

Kjo masë nga Qeveria e Serbisë është vendosur sepse në vikend ortodoksët kremtojnë festën e pashkëve, andaj Qeveria ka marrë këto masa për të parandaluar çfarëdo lëvizje të mundshme për të mos rritur rrezikun e përhapjes tash kur presin që të ketë rënie të rasteve të reja, raporton Rts.rs

Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se me datë 11 ose 12 maj secilit qytetar do të ndihmohet me një shumë prej 100 Euro, ndërsa ka paralajmëruar lehtësim të masave pas ditës së marte kur kalon ora më e gjatë Policore.

Vuçiq ka njoftuar se disa dyqane të Serbisë do të hapen nga java e ardhshme, pas mbylljes së tyre për shkak të coronavirusit.

Siç shpjegoi ai, dyqanet e zanateve, këpucëtarët, rrobaqepësit, mekanikët, dyqanet e mallrave teknike, materialet e ndërtimit do të jenë të hapura nga e marta.

Serbia të martën hap disa dyqane, në fillim të majit kafenetë dhe qendrat tregtare

Serbia njihet si vendi në rajon që po kryen një numër të madh testimesh brenda 24 orëve, ndërsa numri i testimeve rritet vazhdimisht, kështu në 24 orët e fundit janë testuar 2,673 persona, ndërsa nga koha ku rjanë shfaqur rastet e para deri më sot janë testuar 36,701 persona.