Serbia barazon ndaj Sllovenisë në fund të ndeshjes

Ndeshja në mes Sllovenisë dhe Serbisë ka përfunduar baraz  1:1.

Në minutën e 95-të, lojtari serb Luka Joviç ka shënuar gol dhe ka barazuar rezultatin.

Golin për kombëtaren sllovene e realizoj në minutën e 69 Zan Karnicnik duke kaluar kështu në epërsi 1:0 ndaj Serbisë.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena” në Munih të Gjermanisë.

Lojën tjetër Serbia do ta luaj përballë kombëtares së Danimarkës me datë 25.06.2024 në ora 21:00 në stadiumin “Allianz Arena”.

Kurse kombëtarja sllovene do të luaj përballë kombëtares së Anglisë me datë 25.06.2024 në ora 21:00 në stadiumin Rhein Energie Stadion.