Serbi - Një nxënës vret mësuesën dhe një rojë sigurie, pesë të tjerë mbesin të plagosur

Një mësues dhe një roje sigurie kanë mbetur të vrarë kur një nxënës dyshohet se hapi zjarr në një shkollë fillore në kryeqytetin serb, Beograd, njoftoi të mërkurën agjencia e lajmeve në pronësi të qeverisë beogradase.

Të paktën pesë fëmijë janë plagosur gjithashtu nga të shtënat, raporton dega e CNN në Serbi, N1.

Një nxënës i klasës së shtatë – 12 ose 13 vjeç – është arrestuar.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë përmes një deklarate në Facebook ka thënë se është informuar në orën 8:40 të mëngjesit me orën lokale se janë dëgjuar të shtëna në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në Vraçar, një zonë luksoze e kryeqytetit serb.

“Të gjitha patrullat e policisë në dispozicion janë dërguar në vendngjarje, ku kanë dalë menjëherë në hapësirat e shkollës dhe kanë arrestuar një të mitur, nxënës të klasës së shtatë, i cili dyshohet se ka qëlluar disa herë nga arma e babait të tij drejt nxënësve dhe rojes së shkollës”.

“Të plagosurve po iu ofrohet kujdes mjekësor, ndërsa policia po punon për zbardhjen e fakteve dhe rrethanave që kanë çuar në këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e ministrisë./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala