Selimi: Qeverisja Hoti u përcoll me paaftësi, skandale, keqqeverisje e rrezikim të qytetarëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në seancën e cila po mbahet sot ka thënë se Qeverisja e Avdullah Hotit në 100 ditë u përcoll me skandale, keq- qeverisje, pa-aftësi deri në rrezikim të jetës së qytetarëve të Kosovës.

“E nisi qeverisjen me heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë për ta vazhduar dialogun ashtu ku e kishin lënë bashkë me Thaçin. Kështu Hoti jo vetëm pranoj por edhe veproj që Kosova të mos jetë e barabartë me Serbinë. Në pikun e pandemisë Hoti lejoi mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë ndërsa bashkë me Thaçin anuluan zgjedhjet në Besianë”, tha Selimi.

Ai shtoi se në kohën kur kryeministri Hoti mori mandatin u zotua për luftim të korrupsionit por një gjë të tillë nuk e bëri.

“Në mbledhjen e parë të qeverisë Hoti tha se do të jenë të pakompromis ndaj luftës kundër korrupsionit, e këtë ai e thotë para dy ministrave që kishin aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.  Kjo qeveri ilegale ktheu mbrapsht vendimet e drejta të Kurtit, përfshirë edhe shkarkimin e bordeve dhe u kujdes që të mos ndodhte vetingu në drejtësi dhe polici.  Edhe pse ishte zotim elektoral për zvogëlim të numrit të ministrave e zëvendës ministra, qeveria lejoi fryrje deri në 16 ministra, 46 zëvendësministra ndërsa nga të gjitha këto pozita vetëm 3 gra udhëheqin ministri”, shtoi tutje Selimi.

Ai gjithashtu përmendi edhe disa pika të raportit të fundit të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport me e ku janë përmendur edhe 20 preblamtika e njëra nga to pse nuk ka investime në Kosovë po përmendet niveli i lartë i korrupsionit. Qeveria përvec që hoqi dorë nga aplikimi në organizata ndërkombëtare, ndali cdo përpjekje për t’i njohur njohjet nga ofensiva serbe.. Brenda këtij 100 ditëshi qeveria ilegale nuk bëri hapa të duhur për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve përballë pandemisë. Krahasuar me qeverisjen e Kurtit që menaxhoi situatën me pandeminë me një të vdekur në dy javë, sot kjo ka dalë jashtë kontrollit ku kishim një të vdekur në dy orë”, tha Selimi.

Gjithashtu Selimi kritikoi Hotin se nuk e njoftoi kuvendin ashtu siç ishte zotuar se nuk do të nënshkruante marrëveshje pa qenë në dijeni edhe anëtarët e kuvendit.

“Edhe pse kishte premtuar se nuk do të nënshkruante asgjë pa e njoftuar Kuvendin e Kosovës, me 4 shtator nënshkroi dokumentin e zotimeve sic janë heqja dorë e njohjes reciproke, Kosovë- Serbi, krijimi i korridorit për Serbinë në dalje në Adriatik, ndarja e Ujmanit, pranimi i Minishengenit, moratoriumi në Ogrnizata Ndërkombëtare zhbërja e kufijve shtetëror të Kosovës me Serbinë e të tjera”, tha Selimi.