Seanca e radhës e Kuvendit caktohet për të premten

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet këtë të premte prej orës 10:00.

Ai ka thënë se në këtë seancë, pritet që t’i jepet goditje Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave. Tahiri i ka quajtur të paligjshme shkarkimet e bordeve.

Tahiri tha se PDK e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e bordit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës pasi sipas tij kjo është në kundërshtim me ligjin.

“Ne do t’i përdorim të gjitha mjetet demokratike”, tha ai para mediave të martën pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Kjo do të ketë kosto financiare se gjithë këta njerëz që janë shkarku nga bordet do tu drejtohen gjykatave”, tha tutje Tahiri.

Tahiri ju ka shprehur ngushëllime familjeve të dy qytetarëve të Deçanit të cilët sipas tij humben jetën në rrethana të panjohura.

“Numri i helmimeve është i madh shpreh zhgënjim për mos angazhimin e qeverisë në ndihmë të këtyre qytetarëve. Kjo situatë që është krijuar tregon qartë se sa është i rëndësishëm shëndeti i qytetarëve për këtë qeveri. Tash e 7 ditë kryeministri po qëndron në seminar në Greqi si të ishte deputet i zakonshëm i Kuvendit”, tha ai.