Seanca e Kuvendit fillon me një minutë heshtje për Ahmet Krasniqin

Kuvendi i Kosovës e nisi seancën e sotme me një minutë heshtje për 22 vjetorin e vdekjes së Ahmet Krasniqit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar në emër të LDK-së një minutë heshtje.

“Në emër të LDK-së i propozoj Kuvendit mbajtjen e 1 minutë heshtje në shenjë respekti për 21 vjetorin e vrasjes së ministrit Ahmet Krasniqi, hero i Republikës së Kosovës dhe hero i Republikës së Shqipërisë”, tha ai.

Krasniqi është vrarë më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë. Ai ka qenë ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit.