Sami Lushtaku: Memli Krasniqi është fryma dhe energjia që i nevojitet PDK-së

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt dhe një nga figurat më të rëndësishme të PDK-së, Sami Lushtaku e ka quajtur kryetarin e tij të ri, Memli Krasniqit si një personalitet të ri që është i përgatitur dhe ambicioz duke e marrë edhe si shembull të për rinjtë.

“Memli Krasniqi është shembulli i një të riu të përgatitur dhe ambicioz, i cili me angazhimet e tij që nga aktivisti i rinisë e deri tek organet udhëheqëse të partisë, ka dëshmuar se përgatitja profesionale, puna dhe përkushtimi në aktivitetin politik janë dëshmi e arritjeve të mëdha”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Ai e ka uruar Krasniqin për detyrën duke thënë se PDK ka nevojë për të.

“Ai është një frymë dhe energji e re për të cilën ka shumë nevojë PDK por edhe e gjithë Kosova”, ka shkruar në mes tjerash Lushtaku.

Memli Krasniqi u zgjodh sot kryetar i PDK-së. Krasniqi nuk pati asnjë kundërkandidat për udhëheqjen e partisë.

Krasniqi është kryetari i tretë në histori të partisë më të madhe opozitare, PDK-së. Ai