Rusia i dërgon ndihma mjekësore Serbisë

Rreth tre avionë me ndihmë mjekësore nga Rusia kanë zbarkuar në bazën ajrore të Batajnicës në Beograd të premten, kurse edhe gjashtë të tjera pritet të arrijnë gjatë ditës së sotme.

Ndihmat përfshijnë pajisje mjekësore, pajisje mbrojtëse dhe ekspertë mjekësorë nga Rusia për të ndihmuar Serbinë në luftimin e pandemisë COVID-19.

“Ju faleminderit për mbështetjen tuaj, si për mbështetjen materiale por edhe morale. Faleminderit që dolët për të na takuar, për ndarjen e njerëzve, materialeve dhe pajisjeve në një kohë edhe qytetarëvë tuaj u duhen më shumë”, ka deklaruar kryeminstrja serbe, Ana Brnabic pasi pranoi këto ndihma, raporton Ballkan Insight.

Aktualisht ka 1 mijë e 476 raste pozitive të coronavirusit në Serbi.