Rumania mposht Ukrainën në 'Euro 2024'

Rumania ka mposhtur Ukrainën në lojën e parë të grupit E në Europianin 2024.

3 me 0 është rezultati final i kësaj ndeshjeje.

Nicolae Stanciu shënoi i pari në minutën e 29-të e pastaj edhe Razvan Marin në minutën e 53-të si dhe  Denis Dragus në minutën e 57-të.

Me këtë rezultat, Rumania ka marr kryesimin e grupit E.

Në këtë grup gjenden edhe Belgjika dhe Sllovakia që do të luajnë me fillim nga ora 18:00.