Rruga e çarë dhe me gropa në Muzeqinë të Shtimes

Rruga “Ibrahim Shahini” në Muzeqinë të Shtimes është në gjendje të rëndë si shkak i dëmtimit.

Si aryse e këtij dëmtimi po konsiderohet asfalti me cilësi të dobët.

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com ku shihet se rruga në shumë pjesë është qarë dhe diku janë formuar edhe gropa.

Kallxo.com është munduar të marr përgjigje nga zyrtarë të Komunës së Shtimës lidhur me këtë problem, por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje deri në momentin e publikimit.