Zotimi i Haradinajt për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është zotuar se do të ndërtojë Autostradën e shumëkritikuar të Dukagjinit.

Kjo Autostradë është thënë se ka një kosto prej 1 miliard euro bashkë me shpronësimet.

Në kohën kur jemi pranë shpërndarjes së Kuvendit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve, Haradinaj e ka rikthyer edhe njëherë debatin për Autostradën e Dukagjinit.

E për të forcuar argumentin, ai e ka cituar Sali Berishën.

“Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”, ka shkruar Haradinaj. “Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit”, ka vazhduar postimi i tij.

“A hahet asfalti”?