Fotografia është bërë me datë 29 nëntor në ora 16:10

Rritet numri i vizitorëve në muajin e parë 2022, prinë Prishtina

Në muajin e parë të sivjetëm, sipas një ankete të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me 206 hotele në vend, numri i vizitorëve rezulton të jetë më i lartë në raport me muajin e njëjtë të vitit 2021, ku më shumë se gjysma ishin të huaj.

“Sipas të dhënave të dala nga kjo anketë, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishin 31 223, prej tyre 46.77% ishin vendorë dhe 53.23% të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 54 627, prej tyre 45.70% nga vendorët dhe 54.30% nga të huajt”, thuhet në njoftim.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës, me 10 351 vizitorë dhe 19 106 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë.

Ndërsa sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj.

Këto të dhëna u bën të ditura me publikimin e Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin janar 2022 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës.

Numri i vizitorëve dhe netqëndrimet e tyre për periudhat 2021 dhe 2022, Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës
Numri i vizitorëve dhe netqëndrimet e tyre për periudhat 2021 dhe 2022, Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës