Rritet numri i të shëruarve nga COVID-19

50 raste pozitive  me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vend nga 561 mostra të marra gjithësej.

Gjithashtu 117 paicentë të tjerë janë shëruar nga coronavirusi duke shkuar në 11 mijë e 150 numri i të shëruarve.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë vdekur 5 persona nga COVID-19 duke e quar në 586 numrin e vdekjeve.

Numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 496 raste ndërsa në vend janë ende 2 mijë e 760 raste aktive.