Ilustrim - Foto: REL/Reuters

Rriten rastet e të prekurve me Coronavirus në Spanjë

Rastet e diagnostifikuara me coronavirus në Spanjë janë rritur për 1 mijë e 500 më shumë të prekur, duke arritur kështu numri i të prekurve në 5 mijë e 700, thonë zyrtarët e shëndetit publik, raporton BBC.

Spanja është vendi më i prekur në Evropë pas Italisë, i cili ka më shumë se 15 mijë raste.

Këto të dhëna janë bërë të ditura, përderisa qeveria spanjolle është mbledhur për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare, për herë të dytë në historinë e fundit të Spanjës.

Të Premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH) theksoi se tani Evropa është “epiqendra” e pandemisë.

Drejtori i Përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve të përdorin masa agresive, mobilizim të komunitetit dhe distancim social për të shpëtuar jetë.

Disa vende evropiane kanë raportuar rritje të madhe të infeksioneve dhe vdekjeve ditët e fundit.

Ndërkaq në Kosovë, deri më tani janë konfirmuar 3 raste me coronavirus/BBC