Rrëzohet tabela e 'Prishtina Parking' në lagjen Ulpiana

Tabela e ndërmarrjes “Prishtina Parking” është rrëzuar sërish e cila gjendej e vendosur në lagjen Ulpiana në kryeqytet.

Sipas banorit që ka raportuar në KALLXO.com nuk është hera e parë që kjo tabelë që është rrëzuar.

Në tabelë janë udhëzimet e çmimorja e kësaj kompanie për Zonën 2 në të cilën ndodhet edhe lagja Ulpiana.

Kujtojmë se “Prishtina Parking” ka hasur disa herë në pengesa nga banorët e disa lagjeve që po kundërshtojnë mënyrën e menaxhimit të tyre.

Ka pasur raste kur kolektivisht banorët janë organizuar që të mos kryejnë as pagesat ndaj tyre.

Ndërkohe, nga Komuna e Prishtinës kanë paralajmëruar një rregullore të re.