Foto-ilustrim

Rrëshqitje e dheut në rrugën Pejë-Bogë

Mbrëmjen e djeshme ka pasur rrëshqitje masive të dheut në aksin rrugor Pejë-Kuqishtë-Bogë.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, e cila ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në Kosovë, kjo rrëshqitje e dheut ka ndodhur në kilometrin e 18, rreth orës 20:00.

Mbrëmë edhe pse ekipet e mirëmbajtjes kanë hapur rrugën, nuk kanë arritur ta largojnë dheun në tërësi.

Këto ekipe edhe gjatë ditës së sotme kanë dalë për të larguar dheun nga rruga.

“Duhet cekur se nga kilometri i 20-të, e tutje ka reshje të mëdha të borës. Vazhdimisht bëhet largimi i borës dhe shpërndarja e kripës sipas nevojës. Po ashtu në rrugët tjera të regjionit Peja 1 ka reshje të borës e përzier me shi”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.