Foto: Komuna e Junikut në Facebook

Rrëshqet dheu, bllokohet për qarkullim rruga Junik – Gjeravicë

Komuna e Junikut ka njoftuar për bllokimin e rrugës Junik – Gjeravicë si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Në një njoftim në Facebook, komuna kërkoi nga qytetarët që të shmanget ky aks rrugor.

“Njoftohen qytetarët që si pasojë e vërshimeve të fundit, rruga drejt bjeshkëve është përkohësisht e bllokuar për qarkullim. Ekipet kompetente ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e aksit rrugor Junik – Gjeravicë” – thuhet në njoftim.

“Kërkohet nga të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjet në këtë segment derisa të bëhet i mundur kalimi i sigurt” – është deklaruar Komuna e Junikut.