Rrefimi i qytetarit i cili u infektua me Covid-19 për të dytën herë

Petrit Pjetër Bylykbashi, i cili para tre muajve ishte i infektuar me virusin Covid- 19 ka bërë të ditur se virusi i është rikthyer.

Bylykbashi përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se këtë e ka kuptuar pasi që është ritestuar për Covid-19, pas rishfaqjes së simptomave.

“Mbas 4 ditëve radhazi të rishfaqjes së simptomave dhe një konsultimi/përcjellje të gjendjes disa orëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosëm që unë të ritestohem për Covid-19, fatkeqësisht rezultova pozitiv në SARS-CoV-2 përseri”, ka shkruar Bylykbashi në postimin e tij.

Sipas tij, virusi i është rikthyer rreth tre muaj pas shërimit të tij.

“Virusi më është kthyer afërsisht tre muaj pas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv, po sulmon aty ku më ka dëmtuar herën e parë, direkt në mushkëri”, ka shkryar Bylykbashi.

Ai tutje ka shkruar se duke qenë i bindur plotësisht që virusi nuk kthehet , ai nuk ka pasur kujdes as për një moment  dhe se ka pasur kontakt me njerëz të infekuar në shumë raste.

“Herën e parë fatmirësisht nuk është infektu askush nga unë, por uroj që kjo e njëjta të ndodhë edhe këtë herë, unë prapë nga sot jam i vetëizoluar për aq kohe sa që është e nevojshme. Kujdesuni për veten, virusi kthehet”, ka shkruar Bylykbashi.