Policia e Kosovës

Rrahu gruan, Policia tek i dyshuari gjen dy armë zjarri

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Rasti ka ndodhur më 2 dhjetor në Podujevë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metali.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.