Rrahje për pronë në Podujevë, disa të arrestuar

Disa persona janë rrahur dje në Podujevë për një pronë.

Rrahja ka ndodhur mes katër burrave, ndërsa më pas është bashkangjitur edhe një grua, thuhet në raporton 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Konteksti pronësor u bë mollë sherri për këtë rrahje.

Në rrahjen janë përdorur mjete të forta ku kanë shkaktuar lëndime trupore dhe si pasojë e kësaj të gjithë personat e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.