Foto: KALLXO.com

Rezultatet preliminare të KQZ-së: Koalicioni AAK-Nisma prin në tri komuna

Rezultatet preliminare të KQZ-së pas numërimit të 97% të votave radhisin koalicionin AAK, NISMA, Intelektualët, Konservatorët si partinë e parë në tri komuna të Kosovës.

Sipas këtyre rezultateve, ky koalicion del i pari për nga numri i votave të fituara në Deçan, Junik dhe Malishevë.

AAK-Nisma në Deçan ka marrë 50.46% apo 6, 999 vota.

Në Junik ka marrë 50.46% apo 6, 999 vota.

Ndërsa në Malishevë, ky koalcion radhitet i pari më më 37.75% apo 8, 100 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar në kohë reale numrin e votave të numëruara.

Me 99.09% të votave të numëruara deri në orën 18:58, Vetëvendosje renditet e para me 338 mijë e 948 vota apo 40.81%.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtyre rezultateve, ka marrë 22.16% të votave apo 184 mijë e 040 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta deri më tani me 17.60% apo 146 mijë e 147 vota.

Koalicioni AAK-NISMA, Intelektualët, Konservatorët kanë 7.46% të votave apo 61 mijë e 668.

Lajm në zhvillim: Rezultatet preliminare të KQZ-së për 99.09 % të votave të numëruara

Sipas KQZ-së, rezultatet preliminare nuk përfshijnë: votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë Zgjedhjet e gjashta me radhë që u mbajtën që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, më 17.02.2008.