Rezultatet për Gjakovën fiton Ardian Gjini

Rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ tregojnë se kandidati i AAK-së Ardian Gjini ka fituar zgjedhjet me 56.06% të votave në konkurrencë me kundër kandidaten nga Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila e cila ka fituar 43,94% të votave.

Të dhënat tregojnë që Gjini ka fituar 20 mijë e 254 vota ndërsa Kusari-Lila 15 mijë e 873 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 19:00 kanë votuar 468 mijë qytetarë apo 38,08% në 21 komuna ku u zhvilluan rundi i dytë për zgjedhjen e kryetarëve.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në balotazh është 1 milionë e 260 mijë e 571.

Në Kosovë sot u mbajt rrethi i i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave.

Këtu mund ta t’i shihni rezultatet live nga KQZ.