Rezultatet e analizave për dy banorë të Obiliqit dalin negative

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka bërë të ditur se analizat laboratorike për dy qytetarë të kësaj komune të vetizoluar pasi ishin prekur me coronavirus kanë dalë negative.

Gashi tha se edhe për një rast të dyshuar, analizat kanë dalë negative.

Në një postim në Facebook, Gashi e ka ndarë këtë lajm me banorët e Obiliqit ndërsa ka falënderuar stafin mjekësor të cilët kanë qëndruar në kontakt me familjarët e të dyshuarve.

Ky është lajmi i dhënë nga Xhafer Gashi:

Lajm i mirë për Obiliqin

Bashkëqytetarë të nderuar,

Ju njoftoj se nga rezultatet e analizave laboratorike të dalura nga IKSHPK-ja për dy personat e vet-izoluar me COVID-19, kanë rezultuar negative dhe si rezultat janë të shëruar plotësisht.

Po ashtu edhe një rast të dyshuar, nga mostrat e marrura ka rezultuar negativ.

Me këtë rast, personave të shëruar ju dëshiroj shëndet të plotë, falenderoj ekipen e QKMF-së dhe stafin policor që në vazhdimesi kanë qëndruar në kontakt me personat dhe familjarët e tyre duke ju ofruar përkrahjen.

Në Obiliq situata po vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, ju bëjë thirrje që të qëndroni në shtëpi, të respektoni rekomandimet e dalura nga IKSHPK-ja, sepse vetëm të bashkuar do tejkalojmë këtë sfidë.

Falenderimi i takon Zotit të madhërishëm. Lajme të tilla dëgjofshim sa ma shpesh këto ditë!