Lajm i Fundit, Coronavirus

Rezultatet e 4,033 mostrave të testuara për COVID-19

793 raste pozitive me coronavirus janë regjistruar sot në Kosovë nga 4,033 mostra të marra në terren nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe laboratorët publik e privat.

Prishtina ka më së shumti raste pozitive krahasuar me komunat tjera, 266 sosh.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 266 raste, Gjilan 77 raste, Gjakovë 59 raste, Mitrovicë 50 raste, Ferizaj 48 raste, Podujevë 34 raste, Pejë 31 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 23 raste, Viti 22 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Obiliq 18 raste, Lipjan 15 raste, Kamenicë 14 raste, Kaçanik 12 raste, Rahovec 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Istog 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 7 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Skenderaj”, thuhet në raportin ditor të IKShPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 92,198 raste nga 434,893 persona të dyshimtë me COVID-19 dhe 1.894 raste të vdekjes.

Rasti i parë me COVID-19 në Kosovë është regjistruar më 13 mars 2020.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në vitin 2019.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.