Replika mes Kollçakut e Tahirit për suspendimin e zyrtarëve me aktakuza

Replika mes Kollçakut e Tahirit për suspendimin e zyrtarëve me aktakuza

Gjatë diskutimeve në shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, deputetja Fatmire Kollçaku i ka dal në mbrojtje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kollaçku, ka përmendur deklaratat e shefit të Grupit Parlamentar të Partisw Demokratike tw Kosovws Abelard Tahiri, i cili ka thënë se duhet të suspendohen gjithë zyrtarët e lartë që janë me aktakuza.

“Kur një ish ministër i Drejtësisë del këtu dhe apostrofon një zonjë e cila qenka sipas tij në bankë të drejtësisë, për çfarë arsye? Se këtu në këtë institucion, mbrojti këtë shtet republikën, integritetin e këtij vendi ndërsa ministrat e juaj paradite ishin në banka për krim e korrupsion”, tha Kollçaku duke thënë se prandaj qytetarët votuan kaq bindshëm.

Abelard Tahiri, tha se kur mungon materia, lëshohen në fyerje e arrogancë.

“Ne po flasim për një projektligj pikërisht për luftën e krimit e korrupsionit. Dhe po flasim për suspendimin e zyrtarëve të lartë që janë me aktakuza. Përjashto në këtë rast zonjën Haxhiu që është shumë jo etike me dreju Ministrinë e Drejtësisë, një person që çdo ditë shkon në gjykatë. Në anën tjetër e ke ministrin e Ambientit me aktakuzë për korrupsion, Liburn Aliun. Pse ai duhet me udhëheq një ministri kaq të rëndësishme që menaxhon një shumë jashtëzakonisht të madhe të taksave të qytetarëve të Kosovës”, tha Tahiri.

Kollçaku shtoi se ka ardhur koha që do të gjykohen edhe zyrtarët e lartë për keqpërdorime e jo veç qytetarët e rëndomtë që sipas saj nuk kanë pas krah deri tani.