Regjistrohen Tetë Mijë Makina pas Heqjes së Gjobave

Një vendim i Ministrisë së Punëve të Brendshme me të cilin lejohej regjistrimi i makinave pa paguar gjoba ka rezultuar me rritjen e numrit të makinave të regjistruara.

Ministria e Punëve të Brendshme javë më parë ka marrë vendim që veturat të cilat nuk kanë qenë të regjistruara, të regjistrohen tash e tutje pa e paguar gjobën me të cilën ngarkoheshin. Sipas një vendimi të mëhershëm nëse qytetareve vonoheshin në regjistrimin e makinave ata obligoheshin të paguanin një gjobë për mos regjistrimin e tyre.

Javë më parë MPB morri vendim ta eleminoj këtë gjobë dhe si rrjedhojë nga ky vendim ka rezultuar me regjistrimin e 8 mijë veturave deri më tani ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme. Sefaj me anë të një postimi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për regjistrim të veturave pasi që koha për faljen e gjobave është e limituar. “Vendimi për regjistrimin e të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjobë, të cilin e kam marr javë më parë ka rezultuar me mbi 8 mijë automjete të regjistruara. Qytetarët të cilët si pasojë e gjobave të grumbulluara nuk kanë mundur t’i regjistrojnë automjetet e tyre, duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, meqë koha për faljen e gjobave si pasojë e mos-regjistrimit të automjeteve në kohën e paraparë është e limituar”, thuhet në postimin e ministrit Sefaj në Facebook.