Foto: BBC

Rasti i parë me CoVid-19 ndër serbët e Kosovës

Sot është regjistruar rasti i parë me coronavirus ndër serbët e Kosovës.

Radio “KiM” raporton se bëhet fjalë për një grua nga fshati Dobratin i komunës së Lipjanit, ndërsa rasti është konfirmuar nga anëtarë të familjes.

Rasti është konfirmuar edhe nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar VUçiq, gjatë një konference për shtyp.

Me këtë, numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë shkon në 87.