Foto: Spitalii Ferizajt

Rastet e fundit me COVID-19 në Ferizaj, flet drejtori i Shëndetësisë

Komuna e Ferizaj sonte është ka numrin më të madh të personave të infektuar me coronavirus, gjithsej 35.

KALLXO.com ka kontaktuar drejtorin e Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademin, i cili tha se mostrat e këtyre rezultateve janë të dy ditëve më parë.

“Rastet kanë të bëjnë me dy ditë të marrjes së mostrave, nuk ka të bëjë vetëm me rastet e djeshit, mostrat e dy ditëve janë rezultatet e sotshme”, konfirmoi Ademi.

Në rast se rritet numri i personave të infektuar në këtë komunë pacientët do të hospitalizohen në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, tha drejtori.

“Që nga muaji i parë i pandemisë që nga marsi eventualisht fillimi i prillit ne i kemi marrë të gjitha masat dhe kemi përgatit objektin e shëndetit publik për raste të cilat mund të hospitalizohen aty, në rast se Klinika Infektive në Prishtinë nuk mund të i pranojë atëherë do i ndalim këtu në Ferizaj”, tregoi ai.

Ndërsa, drejtori i Spitali Rajonal të Ferizajt, Jeton Zeqiri, tha se në spital janë gjashtë dhoma, dhe vetëm njjë pacient mjekohet në një dhomë.

“Kemi gjashtë dhoma. Dhomat i kemi me dy dhe me tre shtretër por nuk guxojmë me shumë se një të mjekojmë në një dhomë deri sa të i bëhet testi dhe konfirmohet pozitv, rastet që janë pozitiv por që janë në vetizolim dhe u përkeqësohet gjendja ata vinë e marrin terapinë pastaj ose i mbajmë në spital ose i lirojmë. Nëse ata janë pozitivë mund të qëndrojnë në një dhomë dy apo tre pacientë sepse ata nuk e infektojnë njëri-tjetrin”, tregoi Zeqiri.

Tutje ai tha se java e ardhshme është përfunditare nëse do të hapet objekti i Institut.

“Java tjetër do të jetë përfundimtare për funksionalizimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit publik, por në raste se eskalon situata, mundemi edhe repartin e Internos mundemi me i zhvendos por pacienti nuk do të mbetet pa observim”, tha tutje.

Sipas Zeqirit do të hospitalizohen vetëm ata të cilët kanë spimtoma. Sot kanë kërkuar trajtim dhjetë persona, ku shtatë prej tyre janë liruar për vetizolim dhe priten të testohen nesër.

“10 persona kanë ardhë me simptoma me rengen dhe analiza laboratorike pozitive dhe pas observbimit të terapisë shtatë prej tyre janë dërguar në vetizolim kur pritet të testohen nesër dhe tre prej tyre për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore janë mbajtur në spital”, tregoi Zeqiri.

Përveç objektit të vogël ku ka rrezik se nuk do të mund të i trajtojnë gjithë pacientët në raste të eskalimit të situatës, është edhe mungesa e respiratorëve.

Drejtori i Shëndetësisë, thotë se Spitali i Ferizajt ka pasë dy respiratorë po i kanë transferuar në QKUK në Prishtinë.

“Momentalisht kanë qenë vetëm dy dhe sa jam i informuar janë dërguar në Prishtinë një kohë, duhet të shihet nevoja (për respirstorë) sepse janë pak dhe nuk ka mundësi të menaxhojme vetëm me ta”, u shpreh ai.

Ai tha se kanë bërë kërkesë edhe në Ministri të Shëndetësisë që të u sjellin respiratorë.

“Mungesë e respiratorëve është në Ferizaj, momentalisht ne kemi kontakuar me Ministrinë (e Shëndetësisë) me Qendrën Klinike Universitare kemi kërkuar nga ta që së paku aparaturën t`na e sjellin për arsye se për objekt vetëm se i kemi marrë masat dhe është i përgatitur komplet”, tregoi Ademi.

Ndërsa thotë se edhe Komuna është furnizuar me kohë.

Pandemi me COVID-19 ka prekur edhe zyrtarë komunal në këtë komunë, Ademi tha se janë 11 perosna zyrtarë të prekur nga coronavirusi në mesin e tyre edhe drejtorë komunal.

“11 persona (pozitivë me COVID-19) zyrtarë komunal, një pjesë e tyre janë në pozita të drejtorit dhe në pozita të tjera ndërsa tre janë staf civil”, tregoi tutje.