Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Rastet e dhunës në familje brenda një dite, arrestohen pesë burra

Pesë burra janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Dy nga këto raste kanë ndodhur në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, në mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 është arrestuari i dyshuari pasi në një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar një burrë tjetër.

I dyshuari thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një burrë tjetër është arrestuar dje në kryeqytet. Ai dyshohet se veprën penale e ka kryer më 3 maj të këtij viti.

Policia e Kosovës ka thënë se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i njëjtë ka ndodhur në Gjilan. Viktima grua ka raportuar në Polici se dje rreth orës 19:00 është sulmuar fizikisht nga një burrë pas një mosmarrëveshje verbale.

Policia ka treguar se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari thuhet se është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë është raportuar për një rast të dhunës në familje. Edhe në këtë rast, viktima grua ka thënë se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht i dyshuari.

Policia ka treguar se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Një grua tjetër nga Mamusha ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 dhe se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.