Raportohen gjashtë raste të dhunës në familje në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme me 24.02.2024 janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në gjithë Kosovën.

Sipas raportit të Policisë, dy raste janë raportuar në rajonin e Prishtinës, ku në një rast një femër ka raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Ndërsa në rastin tjetër një femër ka raportuar po ashtu se burri i saj në vazhdimësi është duke i ushtruar dhunë psikike, shantazh dhe kanosje ndaj saj.

Me vendim të prokrurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Tre raste të tjera janë raportuar në rajonin e Ferizajt.

Në Shtërpcë një grua ka raportuar se djali i saj e kishte sulmuar fizikisht atë, si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër në Ferizaj, është arrestuar në person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Po ashtu në Ferizaj në një rast tjetër, Policia ka arrestuar një person me problem psiqike, pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Kurse rasti i gjashtë është raportuar në Pejë, ku pas një mosmarrëveshje një person ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.