Ilustrim, Vetura të policisë së Serbisë. Foto: mup.rs

Raportime për bomba në mbi 100 shkolla në Beograd

Një numër i madh i shkollave fillore në Beograd, 97 prej tyre, si dhe disa shkolla të mesme, sot në mëngjes kanë marrë njoftime për bomba, njoftoi Ministria e Arsimit. Pas kontrolleve të hollësishme në shumicën e shkollave, u konstatua se raportet ishin të rreme, raporton N1

Raportet kanë mbërritur në shkollat fillore “Starina Novak”, “Kralj Petar Drugi Karagjorgjeviq” në rrugën Maruliçeva, “Vladimir Roloviq”, “Đura Jakshiq”, “Danilo Kish”, “Sveti Sava”, “Drinka Pavloviq” , “Radomir Putnik”, “Kosta Abrasheviq” në Resnik, “Karagjorgje” në Karaburmë dhe në disa shkolla të tjera të Beogradit dhe Zemunit, por edhe në Gjimnazin Filologjik.

Tutje, sipas N1, pas kontrollit të detajuar të ekipeve  të MPB-së në një numër të madh shkollash, u konstatua se raportimet për bomba të vendosura ishin të rreme, bazuar në njoftimin e ministrisë.

“Nxënësit janë rikthyer në shkollë, ndërsa në shkollat ku ende vazhdon kontrolli i sigurisë nxënësit janë dërguar në shtëpi. Pas përfundimit të inspektimit në shkolla, nxënësit do të kthehen në mësime”, theksojnë nga ministra.

Raportet kanë mbërritur në orët e hershme të mëngjesit, në një nga shkollat ishte në ora 06:15.