Ramë Lahaj, thirrje Edi Ramës: Anuloje pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit në Korçë

Tenori kosovar, Ramë Lahaj i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që të anuloj pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit në festivalin e Birrës në Korçë.

Ai përmes rrjetit Facebook ka thënë se këngët e tij kanë qenë himn i vrasjeve të popullsisë civile në Kosovë.

Për këtë arsye, siç ka thënë ai “ne nuk mund të jemi në Shqipëri për këtë festë”.

Ai madje i bëri thirrje të zgjedh kë të dojë nga artistët, me të në krye, edhe pse nuk këndon në festivale në tilla.

Lahaj i bëri thirrje kryeministrit Rama të mos lëndojë më shumë popullin e Kosovës.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të paredaktuar të Ramë Lahajt.

Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovareve, anulo Goran Bregoviqin!

Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’ jene në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe.  Po jo me atë që neve na i  prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at ‘here kur çetniket serb me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret!

Thuaj jo Bregoviqit z. Kryeministër!

Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre t’ çetnikëve.