Ramadani: Kemi informata për dy raste pozitive me COVID-19 në veri të Kosovës

Drejtori i institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Naser Ramadani, në një video konferencë ka thënë se personat e infektuar në veri të Mitrovicës janë konfirmuar në Serbi.

Ramadani ka shtuar se testimet në Kosovë bëhen për të gjithë qytetarët e vendit sipas protokolleve.

Ai ka thënë se Instituti ka informacione se janë vetëm dy raste pozitive në veri të Mitrovicës.

“IKSHPK ka informata për dy raste pozitive në veri të Kosovës, të cilat kanë pasur kontakt me një person të konfirmuar si pozitiv në COVID-19 në Serbi, derisa është e drejtë e secilit qytetar që të trajtohet kudo që atij i duket e arsyeshme”, ka thënë Ramadani.

Ndërsa ka përfunduar duke thënë se “Institucionet e Kosovës ofrojnë trajtim për secilin qytetar të saj”.

Vitia: Pesë pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë