Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat. Foto: LSA

Rama: Qeveria e re do formohet fill pas verës, mandati i tretë do jetë ndryshe

Kryeministri Rama ka mbledhur deputetët e PS në një takim pas zgjedhjeve të fituara.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se qeveria e re do të formohet fill pas sezonit të verës ndërsa ka theksuar se mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë dy të parëve.

Qeveria e re do të formohet fill pas sezonit të verës, por puna për kalendarin e reformave legjislative dhe për planet e detajuara të ekzekutivit do të bëhet tani dhe deri në formimin e qeverisë. Kongresi i Jashtëzakonshëm duhet të zgjedhë Asamblenë e re ndërkombëtare, ku duhet të hyjnë më të dalluarit në ndeshjen që sapo kemi fituar.

Mesazhi im i dytë është për ët gjithë ju këtu. Jeni gati për ta braktisur luftën e llogores të vjetër politike dhe për ta përçuar këtë frymë dhe qasje të re në të gjithë organizmin e PS.

Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë në asnjë mënyrë dy të parëve në marrëdhënie me opozitën, PD. Sado të na sulmojnë, të na provokojnë nga mos-gëlltitja e humbjes së tyre. Shqipëria na ka dhënë besimin e madh dhe mbështetjen e plotë për të udhëhequr.” oranews