Rakiq paralajmëron reciprocitet nëse nuk lejohen votimet në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë sot se nëse Kosova nuk lejon që më 3 prill të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë atëherë do të vendoset reciprocitet.

Rakiq i tha këto deklarata gjatë një proteste të organizuar në Mitrovicë të Veriut kundër ndalimit të mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Ai nuk tregoi se cfarë masa mund të marrin komunat veriore, por sipas tij ‘do të jenë serioze’.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë miratuar një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.

Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës duke e quajtur shkelje të rendit kushtetues të Kosovës.

Kundërshtime lidhur me këtë qëndrim pati nga shtetet e QUINT-it.