Aksident në Divjakë vdes 21 vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 21-vjeçari është regjistruar mbrëmë në Divjakë të Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zharrnec, ku dy motoçikleta të tipit “Yamah” janë parplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes është lënduar njëri prej drejtuesve, shtetasi E.M, 24 vjeç i cili ndodhet në Spitalin e Lushnje, si edhe ka ndërruar jetë në spital drejtuesi tjetër, shtetasi Ronaldo Shabani, 21 vjeç, banues në Divjakë. Grupi hetimor po punon për ndriçimin e plotë të ngjarjes