Qytetari raporton materialin propagandues në kabinën e votimit - FOTO

Një qytetar ka raportuar në Kallxo.com se kur në kabinën e votimit ka gjetur një material propagandues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas këtij qytetari ky material propagandues është parë në shkollën ‘Ahmet Hoxha’ në  Ferizaj.

Aty shihen emrat dhe numrat e Kadri Veselit, Bajrush Xhemajli, Elmi Reçica, Mexhide Mjaku Topalli, Mustafë Grainca dhe Gazmend Bytyqi.