Qirezi: Shkollat e kanë menaxhuar mirë situatën me pandeminë në muajin tetor

Bardha Qirezi nga organizata “Edu Task” në emisionin “Jeta në Komunë”  ka bërë të ditur se në bazë të monitorimeve të 78 shkollave të Kosovës, më shumë se gjysma e tyre e kanë menaxhuar mirë situatën me COVID-19 në muajin tetor.

“Analiza që kemi bërë në muajin tetor që janë vizituar 78 shkolla, na ka dalur që në përgjithësi shkollat kanë performuar mirë. 71% e katër masave që kanë qenë në listën kontrolluese të MASh janë përmbush, të cilat është komunat e drejtë e kanë marrë në gusht dhe kanë marrë disa masa shtesë që nuk kanë qenë të planifikuara dhe kanë ndarë buxhet që komunat m’i plotësu kushtet minimale për organizimin”, tha ajo.

Sipas saj, 85% e shkollave e kanë krijuar Task-Forcën që merret me menaxhimin e COVID-19.

“Të dhënat na kanë dalë që shkollat kanë punu tepër mirë, jo vetëm më themelu Task-Forcën e me funksionu, po për herë të parë në Kosovë, Task-Forca merr të dhëna reale të infektimeve të mësimdhënësve dhe nxënësve dhe menjëherë t’i testojë edhe të vendos dhe e kanë menaxhu në mënyrë shumë të suksesshme dhe mund të merret model në rajon”, ka shtuar Qirezi.