Qeveria shton një kandidat për Bord të ZRRE-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të mbajtur në nga distanca mënyrë elektronike, i ka propozuar Kuvendit të Kosovës që Astrit Saraqini të jetë kandidat për anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Në komunikatën për media, bëhet e ditur se në vend të Vehebi Sofiu kandidati i propozuar për anëtar të Bordit të ZRRE-së, është propozuar Astrit Saraqini.

Vehebi Sofiu, sipas vendimit, vazhdon të jetë kandidat i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për kryesues të këtij Bordi.

Në vendimin e marrë javën e kaluar, Vehebi Sofiu kishte qenë i propozuar i qeverisë edhe për anëtarë të Bordit të ZRRE-së edhe për kryesues të tij.

Kandidat për kryesues përveç, Vehbi Sofiu, është propozuar edhe Imer Fejzullahu.

Kurse për anëtar të Bordit janë propozuar këta kandidatë: Astrit Saraqini, Gani Buçaj, Arjeta Pajaziti – Qerimi dhe Lutfije Dervishi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e datës 13 prill kishte shfuqizuar vendimin e qeverisë së kaluar për propozimin e tre emrave për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Më 24 dhjetor 2020, ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte propozuar që t’i dërgohen Kuvendit të Kosovës emrat e kandidatëve Vehbi Safiu, Luan Morina dhe Bekim Jakupi për kryesues të Bordit të ZRrE-së.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjit e ka për detyrë që për një pozitë, t’ia propozojë Kuvendit dy emra.