Qeveria ndan 35 mijë euro për alpinisten që shkeli majat e Rusisë

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete për përkrahjen e aktiviteteve të alpinistes Arineta Mulaj. Në arsyetimin e tij Kryeministri Haradinaj përmendi aktivitetet e alpinistes përfshirë majën më të lartë të Rusisë dhe malin Everest.

Alpinistja Arineta Mula, është ngjitur këtë vit në majën më të lartë në Evropë, Elbrus në Rusi. Në material të postuara në Facebook shihet Mula duke valvitur flamurin e Kosovës.

Në mesazhin e saj të ngjitjes Mulaj ia ka dedikuar Kosovës ndërsa ka falënderuar Kryeministrin Haradinaj. “Për Kosovën Tonë. Sot në mëngjes, ora 08:15, arrita ngjitjen e malit më të lartë ne Evropë, Elbrus 5642m. Falënderoj kryeministrin Ramush Haradinaj që më dorëzojë flamurin para nisjes që sot për herë të parë valojë në malin Elbrus”. Mula ka korrur suksese të mëdha në alpinizëm përfshirë ngjitjen e majës më të lartë në botë Mont Everest.